JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Grabitja në Krujë/ Vëllai i biznesmenit: Derën e hapën me trapan, vëllai u përlesh me autorët
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/10/2021 13:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me grabitjen në Krujë. Flamur Çangu, vëllai i biznesmenit Nazmi Çangu, banesa e të cilit u grabit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka treguar se si grabitësit kanë hyrë në shtëpi dhe kanë marrë mbi 100 mijë euro. Ai tregoi se autorët kanë hyrë duke hapur derën me trapan dhe kanë hyrë në dhomën ku po flinte biznesmeni, i cili është përleshur me grabitësit, por ata e kanë përplasur në mur dhe më pas e kanë lidhur, duke i kërkuar vazhdimisht çelësin e kasafortës.

Sipas tij, autorët kanë tentuar të hapin edhe 2 makinat, por nuk kanë mundur, ndërsa shton se ata kanë dalë nga dera e pasme.

“U futën drejt për në kat të dytë. Kjo është dhoma e gjumit të çiftit, ja çfarë ka ndodhur këtu (dhoma e përmbysur). Ja kasaforta. (e hapur dhe e zbrazur).

Dhoma e çunit, këtu mbrëmë ka fjetur Nazmiu, kanë thyer derën këtu, kanë hyrë brenda dhe janë përleshur me njeri-tjetrin, me automatik. Njollat e gjakut janë të Nazmiut dhe përleshjes, e kanë përplasur në mur. Aty ka hyrë i pari (muri i jashtëm), i maskuar dhe ka marrë rrugën pas mandarinës në oborr. Ka provuar dy makinat dhe më pas ka bërë hapjen me trapan të bravës së derës. makina është e dëmtuar, e kanë provuar me kaçavidë. Ka tentuar ta hapin dhe makinën tjetër, por nuk kanë mundur ta hapin se kjo është makinë më e re.”-deklaroi vëllai i kryefamiljarit.