JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shpërthen bombola e gazit në Gjirokastër, përfshihet nga flakët punishtja e drurit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/10/2021 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një punishte e përpunimit të drurit është përfshirë nga flakët në Gjirokastër, në afërsi të liqenit të Viroit. Raportohet se punishtja nuk ishte funksionale dhe në momentin që ra zjarri aty po punohej me oksigjen për çmontimin e materialeve metalike. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në punishte. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga flakët, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

FOTO ILUSTRUESE!