JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Me pishinë, kalçeto/ Super vila e biznesmenit nga Nikla që i vodhën 100.000€, grabitësi kalon murin dhe zhduket
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/10/2021 13:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Nikël, ku biznesmeni Nazmi Çangu u grabit dhe u dhunua nga 10 persona të armatosur. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur njëri prej grabitësve del nga muri rrethues i vilës, tejet i qetë. I veshur me të zeza, ai kapërdin murin rrethues dhe del jashtë. Vila e biznesmenit është një prej më luksozeve në zonë. Me pishinë, kalçeto dhe një bar kafe me të njëjtin emër, vila BJORDI duket se jo më kot është vënë në shënjestër të grabitësve.