JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Cristiano Ronaldo: Do ​​t’u mbyll gojën kritikëve duke shkëlqyer në Manchester United
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/10/2021 11:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kritikat për futbollistin portugez nuk kanë munguar që prej kalimit të tij tek Manchester United. Ronaldo po kritikohet për arsyen se ai nuk punon fort në repartin defensive të ekipit. Madje edhe analistët sportive shpesh janë shprehur se Ronaldo nuk ndihmon ekipin kur kundërsulmohen.

Po ky i fundit teksa ka dëgjuar këto kritika të vazhdueshme ka vendosur të flaës për “Sky Sport”.

“E di dhe e kuptoj që ekipi ka nevojë për mbështetje në mbrojtje por roli im është të fitojmë, pra të shënoj dhe të jap një fitore për ekipin” shprehet ai.

Ai replikuar kështu në lidhje me pyetjet që i janë bërë rreth kësaj çështje në intervistën për “Sky Sport”: “Njerzit nuk duan të shikojnë këtë gjë sepse nuk më kanë qef, por të jem i sinqertë, jam 36 vjeç dhe i kam fituar të gjitha kështu që nuk shqetësohem se çfarë thonë të tjerët për mua”.

“Gjumi më zë rehat në mbrëmje sepse e kam ndërgjegjien e pastër, gjithësesi e kuptoj që më kritikojnë sepse lojtarët e mirë gjithmonë kritikohen. Unë luaj gjithmonë për të fituar, por nëse krtikët nuk i zë gjumi pa më parë mua të kthehem në mbrojtje, do i mbyll gojën në fushën e lojës”.

Burimi: SKY SPORTS Përktheu dhe Përshtati:JOQ ALBANIA