JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

10 veta i vjedhin 100.000 € biznesmenit në Nikël/ Grabitësit i presin gishtin me gërshërë! Njëri i veshur si polic
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/10/2021 11:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

INFORMACION PARAPRAK

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Nikël të Fushë-Krujës pas mesnate, rreth orës 1 të ditës së sotme. 10 persona të maskuar e të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e biznesmenit Nazim Çangu dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro kesh dhe sende e bizhuteri të çmuara.

Grabitësit kanë kyçur në dhoma fëmijët dhe bashkëshorten e biznesmenit teksa kanë rrahur me qytën e armës këtë të fundit. Ata e kanë larë në gjak dhe e kanë dhunuar brutalisht duke e detyruar t’i tregonte kodin kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë. Familja ishte kthyer në shtëpi rreth orës 23:00 pas darke tek një mik dhe më pas kanë rënë për të fjetur. Dy orë më pas grabitësit i janë futur në banesë dhe ngjarja ka agravuar.

Çangu ka deklaruar se njëri prej grabitësve ka qenë i veshur me uniformë policie. Ai ka shtuar se e kanë qëlluar në kokë dhe i kanë prerë gishtin me gërshërë. Biznesmeni në dëshminë e tij ka rrëfyer se personat e armatosur dhe me maska i kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar vazhdimisht kodin e kasafortës. Ata e kanë kërcënuar Çangun, i cili fillimisht ka bërë rezistencë, dhe më pas ata e kanë hapur kasafortën me kaçavidë. "Kishin dy automatikë e një pistoletë me silenciator. Më lidhën këmbët me shirita të zinj. Në dhomë m'u futën 3 veta më thanë të kemi rrethuar. Gjetën 8 mijë euro që i kisha për të paguar betonin"-ka deklaruar ai.