JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pasi u rrit çmimi i bukës, gazit, energjisë, shtrenjtohet edhe vaji i ullirit! “Këtë vit 100 Lekë më shumë”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/10/2021 11:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas rritjes së çmimit të bukës, gazit, energjisë, tashmë do të preket edhe vaji i ullirit. Fermerët shprehen se këtë vit do të ketë prodhim vaji sa gjysma e vitit të kaluar. Ky vit sipas tyre është tërësisht i kundërt me 2020-ën, pasi në pemë kishte më shumë kokrra ulliri se gjethe. “Tek ky bllok këtu kam 300 rrënjë, kam mbjellë një varieteti ulliri shumë të veçantë, e kam sjellë nga Kreta, Koronei e kam emrin. Ku ulli bën vaj shumë të mirë, i cili ka shije të jashtëzakonshme Vjet ka qenë prodhim shumë i mirë, vetëm nga kjo parcelë kam marrë 15 kuintal vaj, ndërsa këtë vit ka më pak ulli sepse kështu është pema e ullirit një vit bën shumë dhe një vit pak. Nga këtu pretendoj të marr 8 kuintal vaj. Vjet ullirin e shita me 5 mijë Lekë të vjetra litrin ndërsa këtë vit mendoj 6 mijë Lekë litri.”-është shprehur një fermer për TCH teksa shton se këtë vit vaji i ullirit do të kushtojë 100 Lekë më shumë.