JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rusia dhe Kina mbajnë patrullën e parë të përbashkët në Oqeanin Paqësor
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/10/2021 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Anijet kineze dhe ato ruse kanë kryer patrullimin e parë të përbashkët në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, është shprehur ministria ruse e mbrojtjes gjatë një deklarate të shtunën. Në patrullë u përfshinë gjithsej 10 anije luftarake, 5 prej secilit komb dhe ka zgjatur një javë, prej së djelës së kaluar 17 tetor deri të shtunën, 23 tetor. E gjithë patrulla mbuloi 1,700 milje detare, sipas raportimit që bën ministria.

Objektivi kësaj patrulle së përbashkët ka qenë të “demonstronte flamujt shtetërorë të të vendeve, të ruante paqen dhe stabilitetin në rajonin e Azi-Paqësorit dhe gjithashtu të mbronte objektet e aktivitetit ekonomik detar të të dy vendeve” thuhet në deklaratë, shkruan CNN.

“Gjatë patrullimit, grupi i anijeve luftarake kaloi për herë të parë përmes ngushticës Tsugaru”, thuhet në deklaratë. Ngushtica Tsugaru është midis ishujve japonezë Honshu dhe Hokkaido në pjesën veriore, që lidh Detin e Japonisë me Oqeanin Paqësor.

Përveç patrullimit, dy marina kanë ushtruar manovra të përbashkëta taktike dhe kanë kryer një sërë stërvitjesh ushtarake, shkruhet në deklaratë. Në gusht, Rusia dhe Kina kanë bashkuar forcat dhe njëhërë për të përdorur një sistem të përbashkët komandimi dhe kontrolli, me trupat ruse të integruara në formacionet kinese, sipas deklaratës në atë kohë. “Të dy vendet janë me një miqësi të pathyeshme” tha në një konferencë për shtyp në qershor zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze.

Burimi: CNN Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA