JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Erdogan “kërcënon” disa prej shteteve më të fuqishme në botë, kërkon të shpallen “non grata” 10 ambasadorë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/10/2021 10:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë, është shprehur të shtunën se i ka dhënë urdhër Ministrisë së Jashtme të shpallë “persona non grata”, dhjetë ambasadorë nga shtetet perëndimore, këtu përfshihet edhe ai i Shteteve të Bashkuara, kjo pasi ata kanë bërë thirrje për lirimin e filantropsit Osman Kavala.

Ky i fundit është në burg që prej vitit 2017, pasi akuzohet se ka financuar protestat mbarë ndërkombëtare të vitit 2013, si dhe për tentim gushtshtetin e vitit 2016. Kavala i ka mohuar të gjitha akuzat që i janë bërë. Përmes një deklarate të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës dhe Zelandës së Re bëjnë thirrje që sa më shpejt të zgjidhet çështja e Kavalas.

“Kam dhënë urdhrin e nevojshëm Ministrisë sonë të Jashtme dhe kam thënë atë që duhet bërë: këta dhjetë ambasadorë duhet të shpallen ‘persona non grata’. Do ta zgjidhni menjëherë”, është shprehur Erdogan gjatë një fjalimi në një tubim në Eskisehir, në veriperëndim të Turqisë, raporton REL.

Sakaq kujtojmë se vitin e kaluar, Kavala është shpallur i pafajshëm lidhur me protestat, po ky vendim është rrëzuar duke e rënduar akuzën me çështje tjetër, atë të tentim grushtshteti. Grupet e të drejtave të njeriut janë të mendimit se rasti është symbol i goditjes që Erdogan kërkon t’i bëjë disidencës.