JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

EKSKLUZIVE/ Burimi për JOQ: Dem Backa grushtoi Ben Qimen, djali i tij i ngacmonte mbesën
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/10/2021 10:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë bërë me dije nga atentati ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. Bëhet me dije se tre persona kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 57-vjeçarit Demir Backa, dy prej tyre kanë ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Backa u qëllua me breshëri nga një automjet tip benz me targa të vjedhura. Drejt viktimës është qëlluar me 17 plumba teksa në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 15 persona që kanë patur lidhje me viktimën, mes tyre edhe persona me precedentë penalë. Burime për JOQ Albania kanë bërë me dije se kanë qenë dy automjete, ngjyrë gri dhe e zezë që janë futur nëpër lagjet e Fierit me shpejtësi pas atentatit, “ku për pak kanë goditur dhe një kalimtar”, ndërsa të tjera burime EKSKLUZIVE nga persona të brendshëm të ngjarjes kanë rrëfyer detaje nga konfliktet e mëparshme të Backajve.

Në lidhje me informacionet e publikuara në media në të cilat shkruhej se Backës i kanë ngacmuar mbesën pak kohë më parë, një burim për JOQ rrëfen se ka qenë pikërisht djali i Ben Qimes (Arbën Isufit) ai i cili ka ngacmuar mbesën e Backës. Ky i fundit takoi Ben Qimen për t’u sqaruar, ndërsa ai supozohet se i ka thënë Backës diçka që nuk i ka pëlqyer. Burimet shtojnë se më pas Backa e ka rrahur atë me grushte duke e lënë në gjendje shumë të rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth dy vite më parë.

"Para 2-vitesh djali i Ben Qimes i ka ngacmu mbesen Demit gocen e vllait, e kapen djalin i folen qe e morem vesh qe e ke ngacmu prap gjej vend e futu, Mbas ca ditesh ai prap dhe Demi e therret Benin te Piazza ky i fundit i shkon me arme dhe me Rojet e vet atje i thot Demi tkam thirr ne pronen time dhe je ne besen time ktu ske pse me nxjerr arme dhe ne mhb e siper I thot qe un jam Ben Qimja nuk mbon kush presion un i qr kujtdo dhe ne pronen e vet dhe Demi ja qm atij e mbyt ne grushta dhe donte ta hidhte Benin nga dritarja e katit te 3-te te Piazza, Menaxheri i lokalit merr vllain e Demit i thot kshu kshu dhe kur shkon vllai i Demit dera ishte e mbyll dhe e ka shkelmu deren e ja ka marr nga duart Benin. Nipi i Demit, djali i motres osht feju me mbesen e Benit para se te ndodhte kjo, dhe kta me miqesi me sa di i mbyllen kto por Beni i ka cu fjal Demit me mbrapa qe skam pune me asnje tjeter vec me ty."-shprehet një burim.