JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bëri seks me nxënësin e saj 14 vjeçar duke e kërcënuar se ishte shtatzënë, mësuesja fut në kurth edhe të atin e djalit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/10/2021 9:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mësuese 25 vjeçare ka marrë dënimin me burg pasi u mësua se ajo kryente mardhënie seksuale me nxënësin e saj 14 vjeçar, ku dhe pretendonte se ishte shtatëzanë. Fatinah Hossain, Horsham punonte mësuese në një shkollë në Horsham. Në seancën gjyqësore mësuesja ka pranuar se mardhënia ka vazhduar për muaj të tërë me 14 vjeçarin, pavarësisht se ky i fundit i lutej për mos ta vazhduar më. Sipas deklaratës së dedektivit Constable Leigh Rankin, mësuesja luante me emocionet e djalit, duke e kërcënuar atë se ajo ishte shtatzënë pasi ai u përpoq t'i jepte fund marrëdhënies.

Pasi u lirua, ajo vazhdoi të sajonte ndërveprime mes vetes dhe familjes së studentit në përpjekje për të "prishur hetimin dhe për të shmangur drejtësinë’.Rankin tha se Hossain ka përdorur "llogari të rreme në mediat sociale" për të "manipuluar fëmijët e tjerë, me kërcënime se nëse ata flasin në polici, ajo do të vepronte në të njëjtën mënyrë si me 14 vjeçarin".

Duke përdorur llogari të rreme, ajo sajoi mesazhe midis saj dhe një anëtari të rritur të familjes së djalit. Më pas i përdori këto mesazhe në përpjekje që një prej antarëve të familjes të humbte punën. Më pas ajo vazhdoi të krijonte raport të rreme nga llogari të tjera në mënyrë që të çonte në në arrest babain e djalit.

Hossain vazhdoi të krijonte raporte të rremë, nëpërmjet mesazheve fallso, deri në mars 2021, kur policia gjeti provat e nevojshme kur u vërtetua se të gjitha akuzat kundër familjes ishin falsifikuar prej saj.

25-vjeçarja u deklarua fajtore nën akuzën e aktiviteti seksual me fëmijën ndërsa ishte në një pozicion besimi. Gjatë seances në Gjykatën e Brighton Crown më 21 tetor, ajo ka marrë dënimin me pesë vjet e katër muaj burg.

Hossain do të konsiderohet një shkelëse seksuale dhe do t'i nënshtrohet një urdhri për parandalimin e dëmit seksual për 10 vjet pas lirimit të saj nga burgu. Asaj i është lëshuar gjithashtu një urdhër ndalimi që e pengon atë të kontaktojë studentin dhe të tjerët, si dhe të hyjë në zona të caktuara të Horshamit.

Burimi:UNILAD Përktheu dhe Përshtati:JOQ ALBANIA