JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I kishin ngacmuar mbesën, detaje të reja nga ngjarja në Fier, fisi Backa ishte në konflikt me një grup nga Tirana
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/10/2021 8:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Demir Backa, 57 vjeç. I ekzekutuari, ndodhej në makinën e tij “Audi”, kur një makinë tjetër i është afruar dhe persona ende të paidentifikuar qëlluan drejt tij.

15 plumba në drejtim të tij, ku këto të fundit i shkaktuan vdekjen 57 vjeçarit disa orë mbas ngjarjes. Burimet për media bëjnë me dije se fisi Baska është me origjinë nga Kosova, por prej vitesh ishin shpërngulur në Fier, si dhe cilësohen si një nga tre fiset më të pasur në qytet. Një vit më parë fisi Backa është konflikuar me një grup nga Tirana. Shkak i konfliktit ka qenë një nga biznesmenët në Tiranë, pasi kishte ngacmuar mbesën e 57 vjeçarit.

Ndërkohë që rikujtojmë se Demiri është vëllai i ish- antarit të "Bandës së Pusit të Mezinit", Medi Backës, i cili njihej ndryshe edhe si “Buç Backa”, i cili ngeli i vrarë në masakrën e Levanit, ku u përfshinë edhe 23 të persona të tjerë .

Kjo bandë kishte si rival kryesor Bandën e Çolës e cila drejtohet nga Zani Çaushi. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që detajet rreth ngjarjes shtohen. Një makinë është gjetur e djegur në Fshatin Daullas, e cila dyshohet se u përket autorëve. Policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.