JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Zhdukuni se ju shqeva! Ikni se ju q*** r***! S’kemi nevojë për shtetin!”/ Backat terrorizojnë policinë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/10/2021 8:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë u qëllua për vdekje Demir Backa në automjetin e tij tip Audi. Në një video të siguruar nga mediat, familjarët e viktimës dëgjohet të kërcënojnë policinë me vrasje duke shpërthyer në ofendime banale e duke i thënë të mos i afrohen pasi s’kanë nevojë për shtetin. “Zhdukuni se iu shqeva, zhdukuni se do ju vrasim, ikni se u q***, nuk kemi nevojë për shtetin ne. Ikni bq… erdhi polic te dera jonë do ju vrasim, kush polic vjen në derë të shtëpisë do ju vrasim. U q… r…”,-dëgjohen të thonë ata.

VIKTIMA

I njohur ndryshe me nofkën Dem Backa, 57-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Backat konsiderohen si një prej tre familjeve më të pasura në Fier, ndërsa mësohet se janë me origjinë nga Kosova. Një vit më parë ka ndodhur një sherr mes anëtarëve të fisit backa dhe disa personave nga Tirana pasi njëri nga këta të fundit kishte ngacmuar një mbesë të Backajve.

Viktima njihej për biznese të shumta që shtriheshin deri në Jug. Ai është zotërues i një lokali në qendër të Fierit me emrin “PIAZZA”.

Disa prej anëtarëve të këtij fisi, njihen si pjesëtarë të bandave të 1997-ës në Fier, ku për pasojë viktimë ka mbetur edhe i afërmi i Demir Backës, Medi Aziz Backa. I njohur nga rrethi i tij dhe më gjerë si Buç Backa, humbi jetën në përballje të armatosur për disa orë me radhë me bandën e romëve.