JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Përkufizimi i idiotit: Luli kërkon Vetting nga SPAK!”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/10/2021 7:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga DRITAN KABA

Perkufizimi i idiotit nga Allbert Einstein: Te kerkosh me te njejtat kushte laboratorike dhe me te njejtat mjete rezultate te ndryshme eshte te jesh nje idiot! Kjo eshte edhe puna e vetingut qe kerkojne bashistet! Kerkuan vetingun ne drejtesi e pame se çfare perfundimi kishte. U larguan prokurore dhe gjykates qe denuan me burgime te perjetshme grupet kriminale dhe kaluan vetingun ata qe i liruan me procedura joligjore. U be vetingu ne polici! Kaluan vetingun gjithkush qe i kishte sherbyer pushtetit dhe ne kudnershtim te hapur me vete ligjin dhe u larguan police qe i kishin dhene vendit me sakrifica gjithe jeten e tyre. Kerkuan qe SPAK te mbikqyrte e te hetonte per zgjedhjet e 25 prillit. Asnje proces penal nuk ka per shperdorim te fondeve publike, punesimeve politike, blerje apo intimidim votuesish. Perkundrazi edhe nja dy çeshtje qe i çuan SPAK i mbylli me nje te rene te lapsit. Tani Luli kerkon veting nga SPAK! Albert Einstein e ka perkufizuar shume qarte kete lloj njeriu. Ne fakt ne kete rast eshte pak me ndryshe. Luli e ben me porosi! Idiote jane ata qe presin rezultate te ndryshme nga te njejtat mjete dhe fjalime qe ben Luli!