JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Të shtëna me armë zjarri në SHBA! Vritet një person pranë kampusit universitar, shtatë të plagosur
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/10/2021 1:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku gjatë mbrëmjes së të shtunës në kampusin e universitetit të Uashingtonit ‘Fort Valley’ u plagosën shtatë persona dhe mbeti një viktimë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri. Mediat amerikane raportojnë se ngjarja ndodhi në një festë të zhvilluar nga universiteti jashtë kampusit, i cili direkt pas incidentit u mbyll për arsye sigurie.

Mësohet se gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme. Ndërsa në lidhje me viktimën, nuk thuhet se ai ishte student.

"GBI Byroja e Hetimit të Gjeorgjisë, po heton një incident me të shtëna që ndodhi në një festë jashtë kampusit në Fort Valley. Gjithsej tetë persona u qëlluan. Nga tetë persona, një person ka vdekur"- thanë autoritetet policore në vend.

Burimi: usatoday | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania