JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

SHBA ekzekuton me dron një udhëheqës të lartë të Al-Kaedës
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/10/2021 1:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ushtria amerikane tha se vrau një udhëheqës të lartë të al-Kaedës në një sulm ajror të premten në veriperëndim të Sirisë. Majori i ushtrisë John Rigsbee, një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha në një deklaratë se Abdul Hamid al-Matar u vra nga një sulm me dron. Gjithashtu Rigsbee tha në një deklaratë se vrasja e Abdul Hamid al-Matarit "do të dëmtojë aftësitë e organizatës terroriste për të organizuar dhe kryer sulme globale që kërcënojnë qytetarët amerikanë, partnerët tanë dhe civilët e pafajshëm".

Sulmi ndodhi dy ditë pasi u sulmua një bazë amerikane në Sirinë jugore. Ai nuk shkaktoi viktima mes forcave amerikane. Major Rigsbee nuk tha nëse godtja e së premtes ishte si kundërpërgjigje ndaj atij sulmi. Një sulm ajror amerikan në shtator shkaktoi vrasjen e një udhëheqësi tjetër të lartë të al-Kaidës pranë Idlibit në Sirinë veriperëndimore. Zyrtarët amerikanë thanë se asnjë trupë amerikane e vendosur atje nuk u plagos apo u vra.

Burimi: Politico.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania