JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zyrtare! SHBA heq vizat për kroatët, mund të qëndrojnë në Amerikë për 90 ditë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/10/2021 23:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ambasada amerikane në Zagreb ka njoftuar sot se qytetarët kroatë tashmë mund të udhëtojnë në SHBA pa viza. Në fund të shtatorit, Kroacia iu bashkua zyrtarisht Programit për heqjen e vizave dhe që nga sot, 23 tetor, kroatët që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për biznes ose turizëm tani mund të aplikojnë për miratimin e ESTA.

Që nga sot, shtetasit kroatë lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza. Ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret dhe kemi arritur një qëllim strategjik në të mirë të qytetarëve kroatë. Ne po hapim një faqe të re në marrëdhënie, po forcojmë partneritetin tonë dhe po krijojmë parakushte për bashkëpunim dhe investim më të madh ekonomik”-tha sot kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviç, shtoi: “Përmes një procesi të gjatë, ne duhej të përmbushnim kritere shumë kërkuese. Kjo është një arritje e rëndësishme për të mirën e qytetarëve tanë dhe përmbushjen e premtimit programor të qeverisë.”

Burimi: croatiaweek.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania