JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vendimi/ Italia zgjat deri më 15 dhjetor masat anti-Covid për vendet që s’janë anëtare të BE-së
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/10/2021 23:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Italia ka vendosur të zgjasë deri më 15 dhjetor 2021 masat anti-Covid për të gjithë qytetarët e vendeve jo anëtare të BE-së të cilët do duan të udhtojnë drejt saj. Për Shqipërinë do të vazhdojnë të jenë të njëjta kushte që po aplikohen deri më sot, ndërsa masat janë të njëjta që nga data 31 gushti deri më 15 tetor.

Çdo qytetar shqiptar që dëshiron të hyjë në territorin italian duhet të tregojë tamponin negativ molekular brenda 72 orëve para nisjes nga Shqipëria ose tamponin e shpejtë në 48 orët e fundit para udhëtimit; si dhe formularin PLF, Passenger Licator form në formën dixhitale ose të stampuar. Nëse nuk plotësohen këto kritere, atëherë qyetarët duhet t'i nënshtrohen një karantine pesë ditore.