JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vëlla i ish-anëtarit të bandës së ’97-ës, kush është biznesmeni që u ekzekutua me kallashnikov sot në Fier?
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/10/2021 23:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku dy persona qëlluan me kallashnikov drejt mjetit tip “Audi” duke plagosur 57-vjeçarin Adem Baçka, i cili ndërroi jetë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra. Mësohet se ai posedonte një lokal dhe disa biznese te tjera në qytet. menjëherë pas atentatit ndaj biznesmenit në fshatin Daullas, autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Pak minuta më pas Policia e Fierit gjeti një makinë të shkrumbuar e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes. Dyshohet se ata janë larguar drejt Vlorës. Po ashtu në lidhje me aktivitetin e viktimës, bëhet me dije se Agim Baçka identifikohej edhe si Demir Baçka dhe është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën.

Vëllai i tij Medi Backa është vrarë 24 vite më parë. Ngjarja ndodhi pasi 'Banda e Fierit' kishte vjedhur një bankë në Sarandë. Gjatë kthimit së bashku me 23 persona të tjerë, ata ranë në një pritë në atë që quhet si masakra e Levanit.

Sipas Fax, Baçka ishte me origjinë nga Kosova dhe renditej ndër tre familjet më të pasura në Fier. Gjitashtu ai ishte edhe pronar i një lokali në qendër të Fierit si dhe pronar i një hoteli në Sarandë. Mësohet se një vit më parë mes fisit Baçka dhe disa personave nga Tirana ka ndodhur një sherr, për shkak se njëri nga këta të fundit kishte ngacmuar një mbesë të Baçkajve.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak. Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit. Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.