JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Super-aksion i Policisë së Librazhdit, kapin 60 qengja dhe keca “pa letra”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 22:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Librazhdit ka ndaluar një kamionçinë me targa AA 069IX me të cilën po transportoheshin 60 krerë bagëti pa dokumentacionin e duhur. Mësohet se Drejtoria Rajonale Qarku Elbasan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe sektori Veterinar i Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve ndaluan në aksin Përrenjas-Librazhd automjetin që po transportonte kafshët. Postblloqet për ndalimin e tyre u ngritën pas informacioneve të marra nga Korça ndërsa personat përgjegjës së bashku me kamionçinën me kafshë janë shoqëruar për në policinë e Librazhdit.

Ndërkohë, kanë ardhur specialistët e Krimit Ekonomik Elbasan për të verifikuar situatën dhe dokumentacionin. Specialistët e Policisë dhe autoritetet veterinare po kontrollojnë origjinën e kafshëve dhe më gjerë. Nga inspektimi për lëvizjen e kafshëve u konstatua se makina me qengja vinte nga Korça dhe destinacion kishte Tiranën. Brenda u kapën 30 krerë qengja e 30 krerë keca, me pronar Shkelzen Dinoshi.