JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Erion Veliajt nuk i dalin 7 miliardë për Kopshtin Zoologjik, i jep 1 miliard shtesë Paqsor Buzit me shokë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23/10/2021 22:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kopshti Zoologjik ka qenë një ndër tërheqjet turistike më të dashura për qytetarët e Tiranës në të kaluarën. Por ndonëse është premtuar shumë për rikonstruksionin e tij, ka kaluar shumë kohë dhe ende nuk po përfundon. Mjafton të përmendet se tendeëri për rikonceptimin e tij është hapur vetëm 1 vit më parë. Ky tender ia dha bashkimit të 4 kompanive “ED KONSTRUKSION” shpk“G.P.G. COMPANY” shpk“ALBA KONSTRUKSION”“VEKO” shpk për vlerën 617,567,374 lekë të reja pa TVSH ose gati 7.4 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Shihet se mes fituesëve është edhe kompania GPG në pronësi të Paqsor Buzit, “luanit” të tenderave publikë të viteve të funit në Shqipëri. Por megjithatë, sikur të mos mjaftonin mbi 7 miliardë lekë të vjetra për rikonceptimin e këtij kopshti, duket se Bashkia Tiranë ka vendosur t’I “dhurojë” edhe 1 miliardë lekë të vjetra për shtesë kontrate. Ky veprim është bërë nëprmejt një tenderi të ri me numër reference REF-06990-10-01-2021 dhe objekt “Shtesë kontrate Rikonceptimi i kopshtit zoologjik”.

Bëhet fjalë për një fond limit prej 105,311,644 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 miliard ëlekë të vjetra me TVSH. Procedura e tenderit siç ndodh rëndom në këto raste është bërë me negocim, pa njoftim. Fitues natyrisht janë shpallur po të njëjtat kompani “ED KONSTRUKSION”, “G.P.G. COMPANY”, “ALBA KONSTRUKSION” dhe “VEKO” të cilat rezulton të kenë qenë të vetmet pjesëmarrëse. Vlera e ofruar prej tyre është 104,597,232 lekë të reja pa TVSH. Shihet qartësisht se kjo vlerë është thuajse sa 100% e fondit limit.