JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ishte brenda “Audit” luksoz/ Identifikohet shënjestra e atentatit në Fier, vdes në spital
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është identifikuar i plagosuri (tashmë viktimë) nga 15 të shtënat mbrëmjen e sotme në Fier. Bëhet fjalë për Adem Backën, 50-vjeç. Shënjestra ka qenë brenda një “Audi” luksoz, të parkuar kur është qëlluar me breshëri plumbash. Mësohet se një makinë është gjetur e djegur në afërsi të “Bypasit” Fier, e cila dyshohet të jetë e autorëve. Backa është pronari i një lokali në Fier.

Përditësim: Ora 21:45

Shtetasi Adem Backa ka ndërruar jetë në spital.