JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mesazh i fortë/ Fotografia e babait dhe djalit pa gjymtyrë shpallet “FOTOJA E VITIT”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 19:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Një foto është e barabartë me 1000 fjalë", kështu mund të themi për fotografinë e realizuar nga fotografi turk Mehmet Aslan, e cila po quhet “FOTOJA e VITIT”.

Vendi ku është shkrepur fotoja, është provinca turke Hatay, në kufi me Sirinë dhe tregon tmerrin e luftës. Një baba që ka humbur këmbën e djathtë është mbështetur në paterica dhe mban djalin e tij i cili ka lindur pa gjymtyrë të sipërme dhe të poshtme, ai pasojë e një çrregullimi, i shkaktuar nga barnat që nëna e tij duhej të merrte kur u sëmur pas lëshimit të gazeve toksike gjatë luftës në Siri.

Fotoja u përzgjodh nga dhjetëra mijëra imazhe të dorëzuara nga fotografë nga 163 vende. Fituesit do të prezantohen në Siena nga e shtuna, 23 tetor, në Festivalin Ndërkombëtar të Artit Siena Aëards.