JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tragjike! Covid-19 i merr jetën 27-vjeçares nga Saranda
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 18:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar sot bilancin në 24 orët e fundit përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 qytetarë. Mes tyre është edhe një vajzë nga Saranda. Ajo është 27 vjeç dhe nuk dihet nëse ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, janë kryer 4249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 629 qytetarë, në këto bashki: 269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd. Janë 6907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.