JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Erdogan tregohet i ashpër, kërkon shpalljen “non grata” për 10 ambasadorë të perëndimit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 17:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti turk Tajip Erdogan njoftoi sot se kishte urdhëruar ministrinë e jashtme të shpallte 10 ambasadorë nga vendet perëndimore 'persona non grata' , pas thirrjes për lirimin e aktivistit Osman Kavala . Kavala ka qenë në burg për katër vjet, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në 2013 dhe për përfshirjen në një grusht shteti të dështuar në 2016. Ai i ka mohuar akuzat.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, 20 tetor 2021. REUTERS/Afolabi Sotunde

Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës dhe për " lirim urgjent”. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Erdoganit.