JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E rëndë në Vlorë! I moshuari rrëzohet në pus dhe vdes
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/10/2021 17:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se rreth orës 17:00 në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. K. Fatkeqësisht 80-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Foto Ilustruese

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. K., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.