JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Njihej si “sakati” dhe krahu i djathtë i “Tarzanit”/ Kush është Aldo Baho që i shpëtoi atentatit dhe u arrestua për Italinë?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/10/2021 17:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aleksandër (Aldo) Baho i njohur me nofkën "Sakati" është arrestuar së fundmi për llogari të Italisë. Baho i shpëtoi një atentati në Elbasan në korrik të vitit 2019 ndërsa vëllai i tij i vogël Klevin Baho mbeti i vrarë. Mësohet se Baho është arrestuar teksa po kalonte në drejtim të Greqisë dhe pritet që autoritetet italiane të kërkojnë ekstradimin e tij, pasi e kërkojnë për përfshirje në trafik narkiotikësh, në kuadër të një grupi kriminal.

Por Baho nuk është emër i panjohur për policinë pasi është konsideruar si krahu i djathtë i Endrit Alibej, i njohur si Tarzani. Ky i fundit u ekzekutua në dhjetor të vitit 2018 në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh bashkë me turkun Erdal Durunay, 51 vjeç dhe kushëririn e tij Arben Dylgjeri, 56 vjeç. Pas kësaj ngjarje të rëndë, në shenjëstër u vu vetë Aleksandër Aldo Baho, i cili i shpëtoi atentatit në vitin 2019 duke u plagosur rëndë. Vëllezërit Baho sipas policisë ishin në shenjëstër te një grupi të fuqishëm kriminal për shkak të lidhjes me klanin Alibej.

The executors and those who ordered the assassination of Endrit Alibej in  Bradashesh are revealed, who are the two brothers who took revenge after  losing 50 kg of cocaine in London - Aktualitet

Ndërsa kujtojmë se muaj më parë u arrestua Erion Alibej, 34-vjeçarit që porositi dhe organizoi vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan. Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt (që njihej me nofkat “Tino” dhe “Tarzan”) që ishte shënjestra së bashku me xhaxhanë e tij, Arben Dylgjeri dhe turkun Erdal Durunay që u ekzekutuan në 29 dhjetor të 2018 në Elbasan. Erion Alibej ka qenë i dënuar në Itali me 4.5 vite burg për trafik kokaine. Ai u arrestua në Torino në 2012 së bashku me disa anëtarë të tjerë të bandës, ndërkohë që pasi shleu dënimin u rikthye në vend.

FOTO/ Ja kush është Erion Alibej, porositi dhe organizoi vrasjet e  Elbasanit - Gazeta Mapo