JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Edi Rama shkon në Egjipt: Ky vend mirëpriti shumë emigrantë nga Shkodra dhe Korça!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 16:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Egjipt, ku është takuar edhe me z. Abdul-Fattah Sisi, President i Republikës Arabe të Egjiptit. Në këtë takime janë nënshkruar edhe disa marrëveshje, si dhe është mbajtur një konferencë nga të dyja palët. Në një pjesë të fjalës së tij, Rama tha se Egjipti ka pritur shumë emigrantë nga Korça dhe Shkodra, si dhe dy vendet kanë rrënjë të thella të miqësisë.

Rama tha:

Egjipti mirëpriti shumë shqiptarë, emigrantë nga Shkodra, pa harruar Korçën dhe e bëri me të njëjtën hapësi me të cilën priti italianët, grekët apo francezët. Më duhet të them se shqiptarët qoftë të mysliman apo të krishterë ishin administratorë apo edhe doktorë. Kujtoj dr. Mihal Turtulli , i krishterë . Unë jam krenar të them që shqiptarët dhanë kontributin e tyre dhe dhanë shumë për këtë vend.