JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pas ndarjes nga Graniti, Fifit i vjen një mesazh me dron brenda shtëpisë së BBV
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/10/2021 16:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e kaluar Graniti i tregoi Fifit se nuk mund të kenë asnjë marrëdhënie më shumë se miq, por një deklaratë e tillë nuk u prit mirë nga Fifi. Papritur gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe mjekët shkuan brenda shtëpisë së BBV për ta qetësuar. Por duket se fansat e saj janë prekur nga kjo që po kalon këngëtarja dhe për t'i qendruar sa më pranë i kanë dërguar një mesazh shumë të veçantë.

Para pak minutash në shtëpinë e “Big Brother” është futur një dron i cili kishte një mesazh përkrahje për Fifin. “Fifi, të duam shumë! Nanushat”, ishte mesazhi në pankartën e vendosur në dron që u shfaq brenda shtëpisë.