JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kishte shkuar në banjo me telefon dhe i ra në ujë, gjendet i vdekur futbollisti spanjoll
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 15:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbollisti spanjoll Santiago Otero u gjet i vdekur në banjën e tij. Sipas një shkrimi të gazetës “The Sun ”, gruaja e tij e ka gjetur të vdekur me celularin pranë trupit të pajetë. Policia dyshon se 38-vjeçari është goditur nga rryma kur telefoni që po karikonte ka rënë në ujë.

Besohet se futbollisti ka humbur jetën dhjetë orë para se të gjendej nga gruaja e tij. Gazeta britanike citon dëshmi ku thuhet se ai kishte një shenjë në gjoks, një djegie nga celulari. Mjekët mbërritën menjëherë në banesën e ti, por ishte shumë vonë.