JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pas ribashkimit, Icardi s’di të ndalet: Poston foto me Wandën e zhveshur në shtrat, por pendohet dhe e fshin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/10/2021 15:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Wanda Nara-Mauro Icardi është padyshim telenovela e momentit, e cila tani është pasuruar me detaje të reja. Pasi Icardi njoftoi se Wanda i ka falur tradhtinë ai s'i ka ndaluar postimet krah saj për t'i treguar botës por edhe vetë argjentinases se sa shumë e do dhe sa me fat është që ajo është pjesë e jetës së tij. Së fundmi Icardi e ka shfrenuar dorën fare pasi në Instastory ka publikuar një foto të tij me Wandën në shtrat ku të dy janë të zhveshur dhe Icardi shkruan:

Kur je në ‘mood single’ në Instagram, por natën eja dhe kërko falje! Ku jemi Wanda Icardi? Nuk është e qartë për mua.

Por pa kaluar shumë minuta, Icardi e fshiu foton ndërsa fansat e ruajtën duke e fotografuar. Pas kësaj ai postoi edhe një foto tjetër duke shkruar: Natën e mirë.