JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ylli i Premier League dhe gruaja e tij shohin vdekjen me sy! Hajdutët hyjnë në shtëpi me hanxharë dhe i grabisin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/10/2021 15:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një yll i PREMIER League u sulmua nga banditët e maskuar me hanxhar në shtëpinë e tij dhe më pas u lidh së bashku me partneren e tij të tmerruar. Lojtari emri i cilit ende nuk është bërë i ditur u tërhoq zvarrë nëpër shtëpi nga sulmuesit të veshur me kapuç, të cilët kishin hyrë në pronën e tij prej 1.5 milionë paund. Banda hyri në rezidencën e izoluar gjatë periudhës së fundit të ndeshjeve ndërkombëtare duke besuar se ai kishte udhëtuar jashtë vendit. Por lojtari ishte liruar nga skuadra. Teksa po shihte shokët e tij të skuadrës në televizor, katër burra hynë përmes një dere xhami. Partnerja e tij po bënte banjë në atë moment. Të dy u kapën dhe u lidhën dhe shtëpia u plaçkit. Një burim tha:

Është makthi më i keq i të gjithëve. Ai ishte mjaft i guximshëm dhe bëri më të mirën, por ai ishte më i madh në numër dhe ata ishin goxha agresivë.

Sulmuesit u larguan me orë, bizhuteri dhe sende elektrike. Grabitja ka dërguar valë tronditëse në klubin e tij dhe ka lënë zyrtarët shumë të mërzitur. Burimi shtoi:

Lojtari jeton një jetë normale dhe nuk e tregon luksin dhe pasurinë që ka jashtë fushës dhe kjo është arsyeja pse ai ishte shokuar. Ai nuk e nxjerr në dritë pasurinë e tij dhe kënaqet të jetë sa më normal.

Burimi:thesun Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA