JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Skandal i kompanisë “Salillari”! U denoncua dje nga mediat duke ndotur fshatin Ibë, sot i hedh mbetjet në Vorë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/10/2021 14:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndotja e periferisë së Tiranës nga firma e ndërtimit ”Salillari” po bëhet e paprecedentë për nga mosveprimi i strukturave shtetërore. Deri ditën e djeshme “Salillari” shkarkoi inertet e ndërtimit të kompleksit me dhjetëra pallate në mënyrë të paligjshme në fshatin Ibë, por pas denoncimit në media ai ndërroi destinacion, duke u kthyer në një tjetër vend krimi mjedisor në Vorë.

Videot e dërguara në redaksinë e JOQ ALBANIA tregojnë qartë kamionët e firmës “Salillari”, të cilat dalin nga kantieri i ndërtimit në Kopshtin Zoologjik, kalojnë në Unazën e madhe dhe përfundojë në Ibë dhe Vorë. Një ditë më parë media denoncoi këtë krim mjedisor me video, duke kapur në flagrancë kamionët e firmës “Salillari” të cilët shkarkonin inerte në Ibë. Menjëherë pas bërjes publike në media, “Salillari” nuk e ndaloi krimin mjedisor por ndërroi itinerar duke dërguar kamionët e tij të shkarkonin në mënyrë të paligjshme në Vorë.

Ky skandal mjedisor po ndodh edhe në këto momente dhe askush nuk vepron. As IKMT, as policia bashkiake dhe as inspektorët e mjedisit nuk kanë marrë asnjë masë, përkundrazi duket se po kujdesen më së miri qe kjo vepër penale të ndodhë në mes të ditës dhe askush të mos shqetësojë “Salillarin”. Ligji për MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE, e dënon këtë vepër penale me 2 deri në 10 vite burg, por “Salillari” ka fituar mbrojtje nga ky ligj nga vetë shteti. Ky krim arrogant po ndodh një ditë pasi Kryeministri Rama i kushtoi mbledhjen e kryetarëve të Bashkive, mbetjeve në të gjithë Shqipërinë. Madje ato do të filmoheshin nga satelitët dhe kryetarët do të dënoheshin duke i kaluar pushtetin lokal qeverisë. Por për mbetjet e Sallillarit që po shkatërron periferitë e Tiranës nuk ka nevojë për satelitë, pasi pamjet që ofrohen flasin qartë për krimin mjedisor.