JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ndodh në Shqipëri/ Djali plagos babain me thikë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/10/2021 13:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Levan të Fierit. S.V., 47 vjeç, i cili sipas raporteve vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor ka qëlluar me thikë të atin 80-vjeçar me inicialet D.V. Gjithçka ka nisur si pasojë e një konflikti në familje, teksa më shumë detaje nuk janë bërë me dije. Ngjarja ka ndodhur në banesën e këtij të fundit, teksa fatmirësisht i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.