JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Squid Game“, loja e vërtetë që po zhvillohet në Kinë, trafikon organet e të burgosurve
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 12:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që nga publikimi i serialit muajin e kaluar në Netflix, Squid Game, ka tërhequr vëmendjen e audiencës në më shumë se 90 vende të botës dhe është bërë seriali më i ndjekur në historinë e Netflix.Të gjithë u mahnitën nga thrilleri distopik që na rikujtoi aspektet më të tmerrshme të karakterit të njeriut dhe deri ku mund të arrijë qenia njerëzore nëse gjendet i pashpresë ndërkohë që nuk mungojnë edhe mesazhet kundër shthurjes dhe tjetërsimit.

Shikuesit ishin të emocionuar nga seriali duke parë lojtarët që konkurronin kundër njëri-tjetrit në luftime deri në vdekje për të fituar një çmim. Dhe ndërsa drama aziatike është padyshim trillim dhe një kritikë e jetës moderne, një pjesë e komplotit është në fakt një problem ndërkombëtar. Trafiku i organeve njerëzore dhe industria ilegale ku merren dhe shiten organet njerëzore, me ose pa pëlqimin e donatorit, dhe shiten për disa mijëra euro. Sipas akuzave nga aktivistët e të drejtave të njeriut në burgjet e Kinës, po zhvillohet një lojë e vërtetë e “Squid Game” e kryer nga partia në pushtet e vendit.Sipas aktivistëve, Partia Komuniste e Presidentit Xi Jinping u “heq zemrat, veshkat, mëlçitë dhe sytë 100,000 disidentëve dhe të burgosurve politikë çdo vit, me një rrjet të trafikimit të organeve të qeverisur në shkallë të gjerë”.

Komuniteti ndërkombëtar mbetet i pafuqishëm për të ndaluar masakrën sepse Organizata Botërore e Shëndetësisë është e detyruar të pranojë të dhënat spitalore “joadekuate dhe false” të siguruara nga autoritetet kineze. Vetëm një javë para transmetimit të serialit të Netflix, Pekini mohoi ekzistencën e një programi shtetëror të trafikimit së organeve pasi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se Kina “po synonte pakica specifike etnike ose fetare që po mbahen peng” çdo vit për tregtinë e organeve.

Që prej publikimit të serialit Squid Game, në Netflix, ka tërhequr vëmendjen e audiencës në më shumë prej 90 vende të botës, duke u kthyer në serialin e ndjekur në Netflix.

I gjithë publiku është mahnitur nga trilleri distopik duke rikujtuar aspektet më të tmerrshme të karakterit të njeriut deri aty ku mundet qenia njerëzore të gjendet e pashpresë. Shikuesit janë emocionuar nga seriali yeksa shohin lojtarët që konkurrojn kundër njeri-tjetrit në luftime deri në vdekje për të fituar një çmim. Ndërsa drama më e madhe qëndron tek trillimi dhe kritika e jetës moderne. Trafiku i organeve njerëzore dhe industria ilegale ku merren dhe shiten organet njerëzore, me ose pa pëlqimin e donatorit, dhe shiten për disa mijëra euro. Sipas akuzave nga aktivistët e të drejtave të njeriut në burgjet e Kinës, po zhvillohet një lojë e vërtetë e “Squid Game” e kryer nga partia në pushtet e vendit.Sipas aktivistëve, Partia Komuniste e Presidentit Xi Jinping u “heq zemrat, veshkat, mëlçitë dhe sytë 100,000 disidentëve dhe të burgosurve politikë çdo vit, me një rrjet të trafikimit të organeve të qeverisur në shkallë të gjerë”. Komuniteti ndërkombëtar mbetet i pafuqishëm për të ndaluar masakrën sepse Organizata Botërore e Shëndetësisë është e detyruar të pranojë të dhënat spitalore “joadekuate dhe false” të siguruara nga autoritetet kineze. Vetëm një javë para transmetimit të serialit të Netflix, Pekini mohoi ekzistencën e një programi shtetëror të trafikimit së organeve pasi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se Kina “po synonte pakica specifike etnike ose fetare që po mbahen peng” çdo vit për tregtinë e organeve.

Si funksionon industria ilegale?

Sipas studiuesve të OKB-së, “të arrestuarit mund t’i nënshtrohen analizave të detyruara të gjakut dhe ekzaminimeve të organeve, si ultratinguj dhe rreze x, pa dëshirën e tyre. Ndërsa të burgosurit e tjerë jashtë kategorive të mësipërme nuk janë të detyruar t’i nënshtrohen ekzaminimeve të tilla. Sipas informacioneve, rezultatet e ekzaminimeve regjistrohen në një bazë të dhënash që lehtëson në këtë mënyrë trafikimin e organeve ”.

Pekini ka qenë edhe është në gjendje të mbulojë shkeljet e të drejtave të njeriut duke i paraqitur të dhëna jo të plota Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila është e detyruar të pranojë statistikat zyrtare nga Shtetet Anëtare.

Burimi: Mirror Përktheu dhe Përshtati:JOQ ALBANIA