JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Identifikohet drejtuesi i mjetit i cili tërhoqi zvarrë 48 vjeçarin në vizat e bardha Berat
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur katër ditë më parë në vendin e quajtur “Centër Shqiptare“, në qytetin e Beratit. Si pasojë e këtij aksidenti një person humbi jetën.

Situata rëndohet edhe më tepër, pasi drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendngjarja, identiteti i cili është identifikuar ditën e djeshme, ku edhe është arrestuar këtë të shtunë.

Personi në fjalë, është 33 vjeçari nga Durrësi i identifikuar si Ardit Lila, i cili aksidentoi për vdekje 48 vjeçarin Artur Abazaj, teksa drejtonte një makinë të tipit Opel.