JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Të gjithë grekët janë në zi sot”/ Familjarët mblidhen për 3-vjetorin e vdekjes së Kacifas, nëna e tij: Je një yll në qiell
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/10/2021 11:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më 28 Tetor mbushen plot 3 vite nga ekzekutimi i ekstremistit grek Kostandin Kacifas në Bularat. Në fshat është mbajtur sot një ceremoni përkujtimore në nder të tij me familjarë dhe të afërm të Kacifasit, i cili tentoi të qëllonte ndaj policisë shqiptare. Familjarët mbajtën një meshë në kishën e fshatit dhe më pas u drejtuan në varreza. Në një video të siguruar nga "FaxNews" mamaja e Kacifas dëgjohet duke thënë: “je një yll në qiell”, dhe “gjithë grekët janë në zi sot”.

Katsifas Corpse Yet to be Released by Albanian Authorities

Kujtojmë se Kacifas qëlloi me breshëri kallashnikovi me armë efektivët e Reneas, të cilët e rrethuan në një kodrinë, në afërsi të fshatit. Ngjarja ka ndodhur në ditën e festës kombëtare të Greqisë. (Vetë)vrasja e Kacifas ngjalli tension midis dy shteteve fqinje, Shqiprisë dhe Greqisë, pasi kjo e fundit akuzonte se gjithaçka ishte kryer me qëllim.