JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vin Diesel shoqëron vajzën e Paul Walker drejt altarit, fotografia po bën xhiron në rrjet
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 10:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktori Vin Diesel ka shoqëruar vajzën e Paul Walker, Meadow, gjatë ceremonisë së martesës së saj me Louis Thornton Allan. Diesel ka pasur mardhënie të hershme dhe tepër të mira me familjen e Walker, i cili humbi jetën në një aksident me makinë.

Vajza e aktorit të ndjerë u martua me aktorin dhe modelin e njohur Louis Thornton-Allan, në fillim të muajit. Këtë të premte ajo ka publikuar fotot e dasmës, dhe imazhi që po bën xhiron në rrjet është pikërisht momenti për shoqërimin në altar nga aktori. Pikërisht fotoja ku Diesel shihet teksa shoqëron 22 vjeçaren drej altarit në mungesë të babait të saj ka bërë namin. Sakaq, Meadow ka shpërndarë një video në Instagram, duke i përshëndetur të ftuarit pasi përqafon Vin Diesel.

Por përgjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë munguar as postimet e vazhdueshme ku modelja kujton babain e saj edhe pse ajo ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, kur Paul Walker ka ndëruar jetë.

Burimi:NDTV MOVIES Përktheu dhe Përshtati:JOQ ALBANIA