JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Sulmohet me bomba molotovi konsullata turke në Selanik: Protestuesit djegin makinat, ka të plagosur
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/10/2021 10:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngjarje të rënda po ndodhin në Universitetin Aristoteli të Selanikut, në zonat përballë Shkollës së vjetër të Filozofisë, ku disa persona kanë hedhur bomba molotovi dhe gurë kundër forcave të policisë. Sipas mediave greke incidentet kanë nisur pas mesnatës së së premtes e deri sot të shtunën dhe madje raportohet për të lënduar, ndërsa forcat e policisë përdorin kimikate për të zmbrapsur turmat. Raportohet se një 40-vjeçar i huaj ka mbetur i plagosur dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

Gjithçka nisi kur një grup personash të panjohur sulmuan papritur skuadrën përpara konsullatës turke, në rrugën Agiou Dimitriou, në qendër të Selanikut, me bomba molotovi. Më pas autorët janë kthyer në ambientet e Universitetit Aristotele të Selanikut, prej nga vijojnë sulmet. Raportohet për dëmtime të disa makinave, ndërsa rruga Egnatia është e mbyllur nga lartësia e Shatërvanit deri në Kamarë.