JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pogradec/ Mbesa rreh me sende të forta tezen e saj
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 10:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje pothuajse e zakonshme po ndodh kohëve të fundit në vendin tonë. Plot raste janë shënuar kur dy gra kapen me njëra-tjetrën për arsye nga më të ndryshmet.

Ndryshe nga çka është dëgjuar, në Komisiariatin e Policisë Pogradec është bërë një denoncim për “Dhunë në familjë“ pasi mbesa ka ushtruar dhunë fizike kundrejt tezes së saj.

Shtetësja V.Gj.,38 vjeç banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec ka ushtruar dhunë duke e goditur me sende të forta tezen e saj shtetasen M.E.

50 vjeçarja, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec prej sulmit që i është bërë nga mbesa e saj ka pësuar vetëm dëmtime të lehta fizike, raportojnë autoritetet.