JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Babis kishte lidhje paralele”, miku i pilotit grek zbulon detaje tronditëse: Ai e tradhtonte Caroline kur ishin të martuar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/10/2021 10:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vrasja e 20-vjeçares Caroline në Glyka Nera në Greqi ka marrë një tjetër rrjedhë pasi një mik i pilotit Babis Anagnostopoulos ka treguar se piloti kishte një marrëdhënie paralele me një grua tjetër gjatë kohës që ishte i martuar me Caroline.

Ne e dimë se ai kishte një lidhje me një grua tjetër. Kisha parë disa gjëra që nuk i pëlqenin Babisit, si kjo me të dashurën e tij. Dmth një 30 vjeçar tani po dilte të reklamonte se ‘ja, po shkoj me atë që është e martuar dhe jam i dashuruar. Duhet të ketë pasur lidhje paralele me Caroline dhe tjera para martesës.

BOMBA”! Babis Anagnostopoulos kishte marrëdhënie me transgjinore, “EMMANULA”: Kur e pashë në Tv, ngriva! - Gazeta Standard Online

Më pas miku ka folur edhe për fundin tragjik të Caroline:

Gjithçka i ndodhi Caroline krejt papritur, sikur me nxitim. Ai u martua me të në Portugali. Askush nuk dinte asgjë. Pyes veten nëse ai nuk donte të jepte shumë hapësirë ​​për shkak të gruas tjetër dhe bënte gjithçka fshehurazi, për të mos e provokuar atë. Tjetra u befasua sepse e mësoi atë nga mediat sociale. Babisi është një fëmijë i papjekur, joserioz, kaq. Ai ka psikologjinë e tij, por… ok, të arrish një krim të tillë dhe ta drejtosh në këtë mënyrë? Të përdorë fëmijën e vet, të vrasë qenin, ta varë dhe të tallet me nënën e saj?

Babis Anagnostopoulos Archives — Greek City Times

Kujtojmë se krimi tronditi Greqinë në muajin maj të këtij viti, ndërsa Babis Anagnostopoulos fillimisht akuzoi shqiptarët për vrasjen, por më pas hetuesit me provat e mbledhura vërtetuan se vrasësi i vërtetë ishte vetë piloti grek.

Burimi:protothema.gr Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA