JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Merre se është e sigurtë”, zbulohet personi që i dha armën aktorit Alec Baldwin, gjatë xhirimeve të filmit “Rust“
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 9:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arma me të cilën aktori Alec Baldwin ka qëlluar ditën e xhirimeve, duke vrarë një kinematografe, i është dorzuar atij nga një ndihmës regjisor. Ky i fundit i ka thënë regjisorit se arma ishte e sigurt, tregojnë të dhënat e gjykatës. Personi në fjalë nuk e ka ditur se karikatori kishte municion të vërtetë, tregojnë të dhënat. Viktima, Halyna Hutichins, një kinematografe shumë e njohur u qëlluar për vdekje në gjoks nga aktori, në incidentin e së enjtes gjatë xhirimeve të filmit “Rust“.

Në këtë ngjarje ngeli i plagosur edhe regjisori Joel Souza, i cili ishte duke qëndruar mbas viktimës. 48 vjeçari ka marrë menjëherë mjekimin urgjent mbas një dëmtimi në shpatull dhe më pas ka dalë nga spitali.

Sakaq veshja me gjak e Baldwinit së bashku me armën janë marrë si provë. Aktori 63- vjeçar është marrë në pyetje nga forcat e rendit gjatë qëndrimit në rajonin e policisë, por askush nuk është akuzuar për incidentin.

Një ditë më vomë, Baldwin ka shkruar një mesazh ngushëllues në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur, ku dhe ngeli e vdekur kinematografja, Hutichins.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje tonë të admiruar,” shtoi ai.

Halyna Hutchins, 42 vjeç, ishte nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. Hutchins ka studiuar gazetari në Kiev dhe film në Los Angeles duke marrë dhe titullin një “yll në rritje” nga revista American Cinematographer në 2019.