JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Graniti ia thotë Fifit në sy: Është zgjatur pak si shumë… Ajo largohet e pikëlluar: S’kam punë me ty!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/10/2021 10:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dyshja e shumë-përfolur brenda shtëpisë së BBV duket se i kanë dhënë fund raportit të tyre emocional. Graniti i ka thënë dje në sy Fifit se e do shumë si person, por kjo lidhje e supozuar mes tyre u zgjat më shumë seç duhet. Ajo është larguar për në shtratin e saj, teksa Graniti i ka shkuar pas. “M’u largo. E ke block”,-i ka thënë këngëtarja e lënduar. Iliri dhe Sabiani kanë ngushëlluar Granitin duke i thënë se bëri mirë që ia tha tani para se gjërat të bëheshin më serioze. Ditën e djeshme, miku i ngushtë i modelit tha se ai po e përdorte Fifin për lojë pasi nuk ndjen asgjë për të.