JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përplasje me armë në Greqi/ 1 i vdekur dhe 7 të plagosur, mes tyre 6 policë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/10/2021 8:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë një kontrolli policor mbrëmjen e djeshme, ka ndodhur një përplasje e rëndë me armë zjarri ku janë përfshirë efektivët dhe tre persona të tjerë. Në momentin që ata i kanë bërë me shenjë një makine të ndalonte, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit duke u larguar me shpejtësi.

Efektivët janë vënë në ndjekje të të dyshuarve dhe ndjekja ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë pasi drejtuesi i mjetit përplasi një motor policie. Kjo ka agravuar situatën duke detyruar efektivët të nxjerrin armët e zjarrit dhe të qëllojnë në drejtim të mjetit. Një prej pasagjerëve në automjetin e dyshuar gjeti vdekjen, teksa tjetri mbeti i plagosur së bashku me 6 policë. Personi i tretë që udhëtonte në automjetin që kundërshtoi efektivët, mundi të arratisej. Ai është identifikuar dhe shpallur në kërkim.