JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, kriza e gazit prek edhe moldavët
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23/10/2021 1:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moldavia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të reduktuar mungesën e gazit pas rritjes së çmimit të vendosur nga furnizuesi i saj rus, në një kohë krize në Evropë.

“Ne po përballemi me një situatë kritike.”-i tha kryeministrja moldave Natalia Gavrilita parlamentit moldav, i cili mori vendimin e urgjencës gjatë një votimi.

Τεράστιες ελλείψεις σε φυσικό αέριο: Σε κατάσταση έκτακτης ανάγκης η  Μολδαβία

Gjendja e jashtëzakonshme pritet të lejojë Chisinau të furnizojë gaz nga vendet e tjera evropiane, duke shmangur procedurat burokratike.

Në tetor, Gazprom rriti çmimet për Moldavinë në 790 dollarë për 1000 metër kub nga 550 dollarë në atë kohë, pasi Evropa po përballet me një krizë gazi kryesisht për shkak të rifillimit të aktivitetit ekonomik pas pandemisë, stoqeve të ulëta dhe ardhjes së dimrit.

Σε κατάσταση έκτακτης ανάγκης η Μολδαβία - Τεράστιες ελλείψεις σε φυσικό  αέριο

Vendet evropiane kanë fajësuar Moskën për përkeqësimin e krizës duke refuzuar të furnizojë sasi shtesë gazi, akuza që Rusia i mohon. Sa i përket Moldavisë, kritikët e Kremlinit thonë se Moska ka rritur çmimet e saj për të ndëshkuar Kishinau, pas zgjedhjes së presidentit pro-evropian Maya Santou në vitin 2020.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Μολδαβία - Σε κατάσταση έκτακτης ανάγκης ελλείψει φυσικού αερίου -  Οικονομικός Ταχυδρόμος - ot.gr