JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Puthja e Borës me Donaldin prek Arbër Hajdarin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23/10/2021 0:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një moment i shumëpritur nga të gjithë kur Bora Zemani u fut në shtëpinë e Big Brother. Por, ajo që i habiti të gjithë ishte momenti kur moderatorja e njohur shkëmbeu një puthje pasionante me Donaldin, gjë që emocionoi banorët e tjerë dhe jo vetëm. Puthja në fjalë, preku edhe opinionistin të vetëquajturin “bamirës” 26-vjeçar Arbër Hajdari.

Kujtojmë se i biri i krahut të djathtë, kryeinspektorit të Ramës, Shkëlqim Hajdarit u shfaq në këtë emision papritur duke i lënë të habitur të gjithë ata që e shikonin në këtë rol. Ky i fundit, mbrëmjen e sotme “harroi” disi bamirësinë e tij dhe u përqendrua tek takimi i Borës me Donaldin.

“Dua të besoj se Bora ka ardhur sot për një mbështetje për shoqen e saj, atë të cilën e ka si motër dhe dua të shoh se çfarë do ndodhi.”-tha Arbër Hajdari.

Kujtojmë se disa ditë më parë Hajdari u shfaq në ekran i veshur me një xhaketë që tërhiqte jo pak vëmendje për shkak të çmimit të saj (1000 dollarë), ndërsa pas asaj ai u shpreh se nuk do të jetë më drejtues i fondacionit “Fundjave Ndryshe” në të ardhmen.

Ndërkohë, të shumtë ishin ata që hodhën dyshime mbi faktin se Hajdari e njoftoi këtë gjë pikërisht pas lajmit se kishte veshur në Big Brother Vip, ku aktualisht performon në rolin e opinionistit, xhaketën 1000 dollarëshe.