JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Greqia nuk gjen qetësi! 3 lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti brenda 10 minutash në Kretë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/10/2021 23:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti kanë tronditur Kretën mbrëmjen e sotme. Lëkundja më e fortë ishte 3.9 e shkallës rihter 10 km në juglindje të Arkalochorit. Lëkundja e parë ka ndodhur në orën 20:10 me intensitet 3.3 Rihter dhe epiqendra e saj ka qenë tetë kilometra në juglindje të Arkalochorit.

Pak minuta më vonë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 i pasuar nga më i fundit me magnitudë 3.1 ballë. Vlen të theksohet se Kreta është kthyer në një epiqendër tërmetesh në Greqi, veçanërisht Arkalochori ku pak javë më parë u shënua edhe një viktimë.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA