JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bora Zemani futet në BBV, Donaldi nuk përmbahet dot kur e sheh dhe e puth
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/10/2021 23:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bora Zemani ka hyrë në “Big Brother Vip”, ndërsa hyrja e saj ka emocionuar shumë Donaldin.

“Jam shumë i turbullt tani, s’e di a ka ardhur për mua.”-tha Donaldi teksa të gjithë u afruan për ta mbështetur.

Donaldi ka treguar se ka pasur një lidhje gati 3-vjeçare me moderatoren Bora Zemani, ndërsa për historinë e tyre ka folur shpesh herë edhe në Big Brother.

Në fakt Bora Zemani teksa ishte në studio tha se do të zgjidhte shoqen e saj të ngushtë Semin për të folur.

Ajo takoi Semin, shoqen e saj prej 15 vitesh duke i dhënë asaj motivim për të vazhduan përpara me forcë dhe pozitivitet. Pak çaste më vonë, ajo pranoi të takonte edhe Donaldin, ish-partnerin e saj. Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë dhe me një trendafil të dhuruar nga Donaldi.

Bora: Si je?

Donaldi: Jam i turbullt.

Bora zgjodhi që t’i jepte pak forcë dhe motivim ish-partnerit të saj për të vazhduar me entuziasëm këtë rrugëtim. Takimi i tyre u shoqërua me shumë emocion, ndërsa publiku brohoriste për një puthje romantike. Donaldi iu bind kësaj kërkese duke i rrëmbyer Borës edhe puthjen e shumëpritur në buzë.