JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Erdogan: George Soros dhe djali i tij duan të “pushtojnë” Shqipërinë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/10/2021 22:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme, presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka “sulmuar” miliarderin George Soros dhe djalin e tij, duke i akuzuar se po perpiqen “të pushtojnë” Ballkanin me ndikimin e tyre në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.

Pas vizitës së tij në Afrikë, Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion, ku nuk munguan dhe akuzat e forta kundrejt George Soros.

Edi Rama "provokon" me George Soros: Një mendje e rrallë dhe një mbështetës  i palëkundur i Shoqërisë së Hapur

Në këtë mënyrë, presidenti i Turqisë i bashkohet listës së gjatë të politikanëve të ndryshëm në botë që akuzojnë Soros-in se përdor paratë e tij për të influencuar në qeveritë e shteteve të ndryshme.

Akuzat për George Soros nuk mungojnë as në Shqipëri. Ai që e ka sulmuar më së shumti është ish-kryeministri Sali Berisha, kryesisht për shkak të fondacionit Soros në bashkëpunim me Ramën që sipas Berishës kanë ndikuar në vendimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për ta shpallur non-grata.

Me shokun tim Edi Rama”, djali i George Soros poston foto me kryeministrin  - Gazeta Express

Më konkretisht, Erdogan u shpreh:

Tani po hyn edhe djali i Soros. Ai është si babai i tij. Ata duhen ndjekur me shumë kujdes. Për shembull, ata po përpiqen të depërtojnë në Ballkan, të “pushtojne” Ballkanin. Natyrisht, ne nuk do t’u japim atyre këtë mundësi. Ata përpiqen ta bëjnë këtë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, kudo. Prandaj, ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne si Turqi jemi të fortë dhe nuk mund të depërtojnë tek ne. Ka një rënie serioze të numrit të terroristëve. Ne do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit me të njëjtën vendosmëri.