JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Siguri për Borën? Donaldi shuan zërat për lidhje me Semin: Hyra vetëm dhe do dal vetëm nga “BBV”
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/10/2021 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo javë në BBV zbuloi shumë histori nga jeta personale e banorëve, të parrëfyera më parë. Paloma tregoi për lindjen e vajzës së saj dhe vuajtjet që kishte kaluar; Semi foli në lidhje me ankthin dhe betejën e vështirë me të. Por historia dhe rrëfimi i Donaldit ka qenë në qendër të vëmendjes nga ana e publikut, për shkak të lidhjes së tij tre vjeçare me Bora Zemanin.

Edhe sot Donaldi tha se Bora ka qenë vajza që ka dashur më shumë në jetën e tij dhe se gjithçka që ka kaluar me të ishte shumë e bukur. Ai rrëfeu se para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kanë biseduar dhe i është shprehur se do të hyjë dhe do të dalë vetëm nga Big Brother.

Donaldi tha:

Siç e kam thënë dhe më përpara, është diçka e kaluar e jetës sime por shumë e bukur. Bora është vajza që kam dashur më shumë në jetën time. Por gjërat janë shumë të ndërlikuara. Nuk janë vetëm një fjalë goje, janë shumë më të thella. Por unë kam folur me Borën edhe para se të futesha këtu, dhe kam thënë që kam hyrë vetëm dhe do dal vetëm.

Teksa u pyet nëse kjo është një lloj sigurie për Borën, Donaldi u përgjigj: “Pyetje e bukur kjo, por e pavërtetë”.