JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Roma e Kumbullës humbi 6-1, italianët masakrojnë shqiptarin: Zhduku, ti s’bën as për kategorinë e tretë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22/10/2021 15:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Roma e Marash Kumbullës dhe Jose Mourinho është turpëruar rëndë fare në Norvegji nga modestët e Bodo/Glimt duke humbur 6-1. Kjo ndeshje nuk shkoi aspak ashtu siç duhej dhe pritej nga vetë verdhekuqtë e Romës të cilët u përballën me një lumë kritikash nga tifozët që shkuan për t'i parë në stadium. Kritika pati për të gjithë lojtarët, por Marash Kumbulla ishte njëri prej atyre që mori më shumë dhe as mediat e as tifozët nuk u kursyen aspak për të. "Corriere della Sera" shkruan kritika të ashpra për Kumbullën:

Ku shkoi mbrojtësi i Veronës, i rrëmbyer nga Roma për një shumë të majme? Ndeshje e turpshme, dukej se i kishte ngjitur këpucët në tokë. Ne duhet të kthehemi në verën e vitit 2020, kur bardhekaltrit janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje me venedikasit për një kohë të gjatë, pa ia dalë. Roma triumfoi më vonë në bazë të huazimit me të drejtën e blerjes përfundimtare, të ushtruar tashmë nga Friedkins. Lojtari shqiptar kushtoi 25 milionë euro, plus 3 milionë bonuse, ndërsa Cetin, Cancellieri dhe Diaby përfunduan te verdheblutë për një çmim total prej 9 milionësh.

Ndërsa "Corriere della Sport" shkruan se Borja Mayoral, Villar, Diawara, Reynolds dhe Kumbulla ishin më të këqijtë në fushë, me paraqitjen e tyre që zhgënjeu portugezin. Kumbulla i pa mësuar me mbrojtjen me katër lojtarë – ka bërë gabime pas gabimesh. Dhe tani e ardhmja e këtyre lojtarëve rrezikon të vuloset.

Nightmare for Mourinho! Roma is beaten by the modest Bodo / Glimt of Norway